Skuadra e Kikës ka mbetur pa trajner. Enver Sermaxhaj ka dhënë dorëheqje nga ky post pas barazimit që ekipi i tij e arriti sot në Hogosht ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1:1, shkruan Gazetasheshi.com.
Në fakt, Kika nuk kishte rezultate të mira në duelet e fundit dhe gjithçka kulmoi sot me barazimin ndaj Fushë Kosovës.
Ndërkohë, klubi ka bërë me dije se në ditët në vazhdim do të gjejë zëvendësuesin e Sermaxhajt.
Kika pas xhiros 11 në Ligën e Parë ndodhet në vendin 13 me dhjetë pikë.