OPINION

Dr. Idriz Ajeti – Njeri SHEKULLOR

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, në Prishtinë, rastësisht e takuam Akademik Mehmet Halimin, gjuhëtar dhe studiues i shkencave albanologjike. Një gjuhëtar dhe personalitet i rrallë i jetës shkencore e kulturore. Ai, pa hezitim e nisi bisedën për librin, botimet, përurimet, studimet, monografitë etj. Por, foli edhe për Akademik Idriz Ajetin, profesorin e nderuar etj.

Fillimisht, M. Halimi tha se, Idriz Ajejti është njeri i madh i shkencës dhe i dijes në përgjithësi. Ndonëse ka moshë, ai është profesor më i merituar tek ne. Është shumë i afërt me të gjithë njerëzit. Ai të lë përshtypjen se është një Çabej i ditëve të sotme, i cili e ndoqi rrugën e tij shkencore të studimeve albanologjike. “Profesori Idriz Ajeti ka lënë gjurmë të thella në shkencën albanologjike. Ai është i njohës i madh i gjuhësisë shqiptare. Unë gëzohem punës e jetës së tij si dijetar me plot dije.

Ai, ndonëse në kohë, vjen shpesh herë në Akademi të Shkencave dhe të Arteve. Vjen dhe e nderon këtë institucion të lartë shkencor. Unë, sa herë takohem me Akademik Idriz Ajetin, ate e quaj plot gojë: “Njeri SHEKULLOR”! E meriton këtë epitet. Ai sapo ka rrëshitur të 99-tat! Është një shekull jetë. Por, profesor Ajeti po mbahet e nuk po dorëzohet. Po mbahet dhe s’po ndalet dot nga puna shkencore e Albanoligjisë.

Vërtet, Njeri shekullor… Njeriu që ka bërë një shekull punë, shkencë, dije, ligjërim, studim e jetë me libra me vlera të rëndësishme për gjuhën dhe kulturën tonë… Ai ka bërë shumë për ne dhe shkencën Albanologjike. Nuk ka njeri më të çmuar se Ai. Njeriu që ka shkrirë trurin dhe mendjen e tij vetën për të mirën e kulturës dhe gjuhës amtare shqipe. Unë po e lakmoj rrugën e tij”.

Profesori Idriz Ajeti, është njëri nga figurat e shquara të jetës shkencore shqiptare. Ai mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare. Njeri i tëri me dije. I tëri intelektual. I papërsëritshëm në jetën shkencore. Një dijetar dhe studjues i thellë i dijeve të Albanologjisë. Profesor me dinjitet të rrallë. Njeri e dijetar me plot kuptimin e fjalës.

Ai, në vitet 1970 ligjëroi dhe afronte dije me librat e tij që ishin atë kohë shkëndija të para e të forta të shkencës së gjuhësisë e kulturës në sonë në përgjithësi. Por, edhe profesorët tjerë shqiptarë, që sot na mungojnë, si janë: Fehmi Agani, (i ndjerë), Mehdi Bardhi (i ndjerë), Hasan Mekuli (i indjerë), Enver Gjergjeku (i ndjerë), Engjëll Sedaj (i ndjerë), Anton Çetta (i ndjerë), Latif Berisha (i ndjerë), Isak Shema, Gjyltekin Shehu, Isak Bajçinca, Hilmi Agani, Fadil Sylejmani ( i ndjerë), Rexhepi Ismajli e disa të tjerë, lanë gjurma të pashlyera në jetën shkencore tek ne.

Ishin këto figura të rralla e të shquara të Katedrës së Albanologjisë, të cilët, edhe në kohë të ndera, ata nuk kursyen asgjë nga vetja që të japin krejt atë dije që e posedonin për shkollarët studentë. Por, Profesor Idriz Ajeti, dallohet nga të tjerët. Ky na është një emër i veçantë i institucionit të Albanologjisë. Ai ka shkëlqyer në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës. Por, edhe sot po shkëlqen si Njeri e si dijetar. E quajtën Lisi i madh i kësaj kohe. Unë e quaj Njeri Shekullor! Pse jo? Një shekull jetë, një shekull dije, një shekull punë shkencore…”, tha M. Halimi, profesor i Institutit Albanologjik në Prishtinë./Tefik Selimi

You Might Also Like