Këtë fundjavë, në mjediset e QKMF-së, u prezantuan rezultatet e kontrolleve mjekësore sistematike për secilën shkollë dhe paralele, ku ishin të pranishëm edhe drejtorët e shkollave dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Komunës.
“U pajtuam që këto statistika të vlefshme të shfrytëzohen dhe konsultohen në të ardhmen për të kontribuar në përmirësimin gradual të shëndetit të nxënësve”, tha drejtori pë Arsim Shpend Nuhiu.
Ai një falënderim i veçantë pati dha për ekipën mjekësore për punën e shkëlqyer që kanë kryer.