Gjilan

Drejtoria e Arsimit (DKA) në Gjilan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin Zviceran (CaCH), në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”

Drejtoria e Arsimit (DKA) në Gjilan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin Zviceran (CaCH), në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”. 🌳🍃
Për një kulturë ndryshe për rëndësin e ambientit në komunën tonë janë përzgjedhur gjashtë shkolla tek cilat do të formohen klubet ekologjike për ruajtjen dhe kujdesin e ambientit të jashtëm. 🎋🪷
CaCH do të sigurojë trajnime cilësore për mësimdhënësit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike përmes master trajnerëve. Njëkohësisht, CaCH do të sigurojë planin e veprimit, trajnimet, këshillimin dhe mentorimin cilësor për anëtarët e eko-klubeve.
Gjithashtu CaCH do të përzgjedhë dhe kontraktoj kompanitë për sigurimin e pajisjeve, materialeve dhe shërbimeve që janë pjesë e projektit mjedisor të përzgjedhur, si dhe do të bëjë dorëzimin e tyre tek DKA.
Ndërsa DKA do të sigurojë gjithë mbështetjen e nevojshme administrative dhe logjistike si dhe burimet njerëzore, me qëllim që të asistojë në zbatimin e papenguar të aktiviteteve të projektit.

You Might Also Like