Gjilan, 14 mars 2023
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan sot me datën 14.03.2023 ka mbajtur një takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelor në Gjilan z. Venhar Salihu, Nënkryetarin z. Rilind Sermagjaj dhe Drejtorin e Burgut të Gjilanit z. Kadri Haliti.
Në këtë takim u diskutua çështje me interes reciprok për këto tri institucione duke u dakodruar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionin e Gjykatës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.