Për nder të festës së Kurban Bajramit, së bashku me kolegë bashkëpartiakë vizituam Bashkësinë Islame në Komunën tonë, për t’i shprehur urimet tona më të mira për të gjithë besimtarët e fesë islame.
Kjo festë e madhe për ne, është shkas që të rikujtojmë që paqja është begatia më e madhe, mirëkuptimi ndërnjerëzor është cilësimi për shoqëritë demokratike, e dinjiteti individual e shoqëror, është themeli për të ndërtuar të ardhmen, e padyshim mbetet edhe ruajtësi më i mirë i së kaluarës.
Me fat Kurban Bajrami!
Zoti ju bekoftë përherë!