Futboll

Drita e Gjilani shkojnë tutje, Vllaznia e Kika eliminohen nga Kupa e Kosovës

Kanë përfunduar sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, ku nuk ka pasur befasi.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Drita, që ka mposhtur Dardaninë me rezultat të thellë 0-9.

Blend Baftiu realizoi dy golat e parë, pastaj gola realizuan edhe Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Rilind Haziraj (2), Raddy Ovouka, Dienit Isufi dhe Meris Maliqi.

Gjilani ka arritur fitore me rezultat 3-1 në udhëtim te Ramiz Sadiku me golat e Edi Basa (pen) 30′, Nasko Milev 57′  dhe Elton Cale 85′, derisa Vllaznia e Pozharanit në fushë të vet është mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat 2:4. Edhe Kika është eliminuar nga gara e Kupës, ngase në Malishevë është mposhtur nga ekipi vendas me rezultat 3:2.

Rezultatet përfundimtare

Flamurtari -Dukagjini 0-3

Rahoveci – Prishtina. 0-2

Vllaznia P – Trepca -89. 2-4

Dardania – Drita. 0-9

Vellaznimi- Ferizaj. 2-1

Drenica – Ballkani. 0-2

Feronikli-74 – Istogu. 2-0

Liria – Rilindja 1974. 2-2 vazhdime

R- Sadiku – Gjilani. 1-3

F- Kosova – 2- Korriku. 1-3

Malisheva – Kika 3:2

You Might Also Like