Falë një autogoli të shënuar në pjesën e parë, Drita arriti që ta fitojë përballjen ndaj Malishevës sot.
Takimi i luajtur në Gjilan në fund përfundoi 1-0 (Ardian Hoti (AG) 15’).
Në minutën e 15’, pas krosimit të Astrit Fazliut, topin në rrjetën e gabuar e çoi Ardian Hoti i Malishevës, për t’ia dhënë kështu vendasve epërsinë. Më gola në pjesën e parë nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për skuadrën gjilanase.
Në vazhdim të ndeshjes, përkundër orvatjeve për shënim, rrjetat nuk u prekën dhe ndeshja u mbyll me fitore minimale të Dritës.
Kjo fitore bën që Drita momentalisht të jetë në krye të Superligës, me Ballkanin e Drenicën që nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre ende, e Malisheva për momentin është e shtata në renditje.