Futboll

Drita i rikthehet fitoreve

Drita në pjesëlojën e parë ishte ekip më i mirë se Prishtina, kishte posedimin e topit, por pa ia dalë që  të shënojnë. Vendasit  i patën dy raste shumë të mira,  por në të dy rastet Albert Dabiqaj nuk ia doli që të shënojë.

Në minutën 61, pas një harkimi të Ouvuka nga largësia, Blerim Krasniqi kërceu më së larti dhe me kokë qëlloi këndin e poshtëm të portierit Nika për rezultatin 1:0.

Në pjesën e dytë Prishtina tentoi më shumë të shënojë dhe në minutën 72 për pak sa nuk e arriti një gjë të tillë kur Hasan Hyseni gjuajti nga largësia, por Faton Maloku mu nën trasversale grushtoi topin dhe shpëtoi gol të sigurt. Maloku edhe njëherë si është më së miri e ruajti portën e tij dhe në fund rezultati mbeti i pandryshuar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like