Skuadra gjilanase Drita ka udhëtuar drejt Bullgarisë për të vazhduar fazën përgatitore.
Bardhekaltërtit kanë zhvilluar edhe ndeshjen e parë miqësore, ku përballë kanë pasur ekipin shqiptar nga Maqedonia, Struga Trim & Lumi.
Drita ka arritur të mposhtë klubin shqiptar me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim për Dritën e realizoi qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi nga penalltia në minutën e 77-të, shkruan Gazeta Sheshi.
Nga minuta e parë për Dritën u paraqitën pesë transferimet e verës në të gjitha repartet.
Drita ka paralajmëruar edhe ndeshje tjera miqësore, por që emrat e kundërshtarëve ende nuk janë zbuluar.