Drita Maliqi, kandidate për deputete e Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar
Postimi i Drita Maliqit
Të dashur qytetarë, bashkëvendës, miq e familjarë
Kësaj radhe po ju drejtohem me një njoftim të veçantë për ju, juve që gjithnjë më keni besuar e u kam besuar. Unë, Drita Maliqi – Zunçe jam kandidate e nominuar nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH) për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës, aty ku më 2007, duke qenë deputete e LDD-së, nënshkrova Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
E brumosur për çështjen kombëtare që nga fëmijëria, angazhimi i im ka qenë i përhershëm, duke ndjekur rrugën e gjyshërve, babait tim dhe dy xhaxhallarët e vrarë, hallave të mia si dhe përkrahjen e pa rezervë të bashkëshortit tim, Shkëlqimit e djalit Uskanit!
Kam vendosur që edhe njëherë të jem pjesë e rrugëtimit në politikë, rrugës së gjyshit tim Sherif Maliq Malishevës edhe atë për ta vazhduar veprimtarinë kombëtare për bashkimin e trojeve shqiptare, pak më ndryshe se gjyshi im në kohën e tij, 1 për 100 e 1 për 1000, por e reformuar me politikë demokratikë.
Mua do të më gjeni me numër 6 në listën fituese të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. Në numrin 6 që përket me bashkimin e princave të Arbërit në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Na priftë e mbara! Mirupafshim në fitoren e madhe të PBKDSH!