Ka përfunduar xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
Dy skuadrat gjilanase kanë zhvilluar ndeshjet e tyre, Drita shënoi fitore ndaj Fushë Kosovës, kurse Gjilani barazoi në udhëtim ndaj Malishevës.
Drita fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, ndërsa golat për ekipin vendas i shënuan Blend Baftiu (6’, 53’) e Besnik Krasniqi (77’).
Për Fushë Kosovën që tashmë konfirmoi rënien në Ligën e Parë, golin e nderit e shënoi Dorent Hajdari (74’).
Malisheva luajti pa gola në shtëpi ndaj Gjilanit.
Drita gjendet në vendin e tretë me 62 pikë, kurse Gjilani në vendin e shtatë me 35 pikë dhe gjendet jashtë zonës së rrezikshme e cila e dërgonë në barazh./radiostar/