Ndeshja hapëse e xhiros së 16 në Superligë i takoi Rahovecit.
Rahoveci e mposhti Dritën me rezultat 103-90.
Fillimisht Drita e mbylli çerekun e parë në epërsi 26-29, por vreshtarët e morrën epërsinë (57-53).
Në çerekun e tretë Rahoveci e thelloi epërsinë 82-72, e në çerekun e fundit e ruajti epërsinë dhe e regjistroi fitoren e katërt të stinorit.
Milik Yarbrough shkëlqeu me triple-double prej 23 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistimeve. Ai luajti edhe me 5 bllokada derisa u ndihmua edhe nga Tyheim Monroe me 23 pikë e Musab Mala me 18 pikë të tjera.
Te Drita Isaiah Johnson e theu rekordin personal me 43 pikë, derisa rekord ishin edhe 17 kërcimet që i rrëmbeu.
Rahoveci me 4 fitore e 11 humbje gjendet në pozitën e parafundit, kurse Drita po vazhdon serinë negative me 0 fitore e 16 humbje.