Futboll

Drita vazhdon përgatitjet

Skuadra e Dritës u është rikthyer përgatitjeve për vazhdimësinë e garave në futbollin e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani sot ka zhvilluar një seancë stërvitore. Për shkak të grumbullimeve me përfaqësuese, në stërvitjen e sotme kanë munguar Muharrem Jashari dhe Prince Balde.

Ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, Drita do ta zhvillojë më 11 shtator në udhëtim te Malisheva.

Pas dy ndeshjeve, “Intelektualët” kanë grumbulluar katër pikë dhe janë të pozicionuar në vendin e katërt në tabelë.

You Might Also Like