Futboll

Dy kryetarët e klubeve, shembull i mirë

Intelektualët në pjesën jugore të Stadiumit dhe Skifterat në anën tjetër, me koreografi nga më të ndryshmet i kanë dhënë hijeshi derbit Drita – Gjilani, edhe në fushë rivaliteti ishte i madh dhe luftohej për çdo top, kurse me gjithë numrin e madh të shikuesve nuk është shënuar ndonjë incident në fushë dhe jashtë saj.

Gjithsesi se kësaj fryme më së shumti i kanë kontribuar dy presidentët e klubit, Valon Murseli i Dritës dhe Florim Zuka, president i Gjilanit, të cilët bashkërisht kanë përcjellë ndeshjen, kanë bashkëbiseduar në frymë miqësore në mes të dy pjesëve dhe përfundimisht i kanë uruar sukses njëri-tjetrit.

Kryendeshja Drita – Gjilani ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Edhe në tabelën e klasifikimit, dy klubet gjilanase janë afër njëra-tjetrës. Drita është e katërta me 11 pikë të tubuara me goldallim 9:5, kurse Gjilani është i pestë, gjithashtu me 11 pikë të tubuara por me goldallim 8:6.

You Might Also Like