Gjilan

Edhe nëpër shi nuk ndalet pastrimi i Varrezave të Qytetit në Gjilan

Puna e organizuar e Kryeshefit Ekzekutiv, Avdyl Jerliu, sekretarit Rinor Azirit dhe koordinatorit për Departamentin e Hapësirave Publike Lorik Fetahu po japin rezultate të shkëlqyera në pastrimin e Varrezave të Qytetit në Gjilan.

Tani e tetë ditë gjatë tërë ditës, gjerë në orët e vona të mbrëmjes, shumë punëtorë pa ndërprerë me mjetet e tyre po bëjnë pastrimin e varrezave, ku në këtë fazë po merren me eliminimin e shkurreve, të cilat janë krijuar sa një mal i tërë.

,,Është dita e tetë, në asnjë moment nuk jemi ndalur , së bashku po bëjmë eliminimin e shkurreve, të cilat kanë krijuar një mal të tërë, është mjaftë vështirë të eliminohen pasi që kujdesi është i shtuar maksimalisht për mosdëmtimin e varrezave. Jemi të habitur se si është e mundur ku pushojnë më të dashurit e tanë të krijohen këto mbeturina, por ne jemi zotuar se kemi për ta ndryshuar ambientin në varreza për të mirë ,,, ka bërë të ditur sekretari Rinor Aziri.

Edhe pse sot ishte ditë me shi punëtorët ishin në vlugun më të madh të punimeve.

,,Nuk do të na ndalin kushtet klimatike gjerë më tani kemi eliminuar mbi 30 kamionë shkurre nga varrezat jemi në përfundim e sipër , menjëherë do të punojmë në eliminimin e mbeturinave, të cilat janë në tokë, ku është një mal i tërë , është për tu befasuar se si është e mundur që qytetarët të mos kenë fare kujdes të hidhen mbeturinat në varreza ky është mëkat i madh dhe mungesë e kulturës,, thekson Aziri.

Gjerë sa kemi vizituar varrezat, ku punëtorët po japin gjithçka nga vetja shumë qytetarë të cilët ishin në vizita tek familjarët e tyre në varreza janë shprehur se këtë punë do t’ua u shpërblen Perëndia, duke i uruar punëtorët për punën e bërë.

Rinor Aziri ka theksuar se brenda një kohe të shkurtër varrezat e qytetit do të marrin një pamje e pastërti më të mirë.

You Might Also Like