Samson Ebuka Obioha është lojtari i ri i FC Drita
FC Drita ka arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha.
Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.
Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit , i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.
Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani.