Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC. Gjilanit, Edi Baša.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Naim Kodraliu dhe Muhamet Sylejmani.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 26 -të t’i takojë Edi Bases, i cili shënoi gol të bukur, ku gjatë tërë ndeshjës u shqua për depërtime.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC. Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.
“Jam shumë i nderuar, gjithashtu ky çmim më jep motivim më të madh për ndeshjet e ardhshme. Unë gjithmonë analizoj veten time dhe gjithashtu analizoj edhe skuadrën kundërshtare. Ishte një ndeshje e vështirë për ne, pra ishte një derbi. Megjithatë, ne gjithmonë japim maksimumin në ndeshje, për lojë po ashtu edhe për tifozët tanë. Mendoj se luajtëm mirë, ndeshja përfundoi 2-2, ku mendoj se ishte e përballueshme. Për momentin nuk jam i lumtur me situatën aktualen, sepse klubi meriton më shumë se pozicionin aktual që kemi. Shpresoj që do të jemi më të fuqishëm dhe do të japim maksimumin për ekipin, duke bërë kështu tifozët tanë të lumtur” tha Edi Basa për faqen zyrtare te FFK-së.