Vllaznia e Pozheranit e cila bën gara në Ligën e Parë –B, është përforcuar me futbollistin me origjinë Egjiptiane, por i indur në Australi, Omar Waleid Belal i cili një kohë ishte pjesë në akademinë CREST-smd Liverpul. Belal një kohë ka djersitur fanelën e skuadrës spanjolle AD Merida. 20- vjeçari Omar Waleid Belal do të jetë për 6 muaj tek skuadra e Vllaznisë ku do të jep kontributin e tij. Belal luan në rolin e qendërmbrojtësit me gjatësin e tij, 1,87cm, ndërsa arma kryesore e tij janë godtjet me kokë e poashtu luan edhe me dy këmbët njësoj. Futbollisti 20- vjeçar Omar Waleid Belal është mjaft i kënaqur me mikpritjen të cilën krerët e klubit të Vllaznisë e kanë shfaqur. “Jam shumë i kënaqur me njerzit e Kosovës, janë të gjithë të mrekullueshëm, poashtu mikëpritje të ngroht më kanë bërë edhe në klub dhe secili në mënyrë të vet po më ndihmojnë, të gjithë janë të mrekullueshëm. Unë do të jap maksimumin për ngjyrat e klubit që të arrijmë rezultate të mira e poashtu po mësojë edhe kulturën e qytetarve të Kosovës, në përgjithësi jam shumë i lumtur që jam në këtë mes me këta njerz të mire”, ka thënë Belal. Vllaznia e Pozheranit nga 16 javët e zhvilluara ka arritur 2 fitore, 4 barazime e 6 humbje