Sportet me dorë

EKIPI I VOLEJBOLLIT I GJIMNAZIT NATYROR  ‘’XHAVIT AHMETI’’  PAJISET ME FANELLA TË REJA, FALË DONATORIT BARDHYL IBRAHIMI, PRONAR I STAR BAGS

Duke parë sukseset e Klubit të Volejbollit, të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bardhyl  Ibrahimi, ish-volejbollist, kapiten dhe trajner i KV  Drita, ka  vendosur që të pajisë me fanella komplet ekipin e shkollës sonë.

Një  veprim i tillë i donatorit Bardhyl Ibrahimi, që tashti është një afarist i suksesshëm, pronar i Star Bags,  është mirëpritur nga nxënësit-lojtarë, mësimdhënësit e tyre dhe drejtoria e shkollës.

Ibrahimi, ka theksuar se këtë veprim e ka marrë me vetiniciativë, duke parë angazhimin  e profesorit Blerim Shala, i cili me përkushtim punon me këta nxënës, duke arritur suksese të mëdha, por duke theksuar gjithashtu se nga afër ka parë këtë ekip që janë nxënës të shkëlqyeshëm, me kulturë të lartë sportive dhe shumë të suksesshëm në volejboll.

“Unë jam i mishëruar me lojën e volejbollit dhe pjesën më të madhe të rinisë sime ia kam kushtuar lojës së volejbollit, andaj me plot dëshirë kam dashur që edhe unë të jap një kontribut modest për këta të rinj, që e kanë bërë krenarë  jo vetëm këtë shkollë, por edhe qytetin”, ka thënë Bardhyl Ibrahimi.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”e ka falënderuar donatorin Ibrahimi, duke theksuar se këta nxënës këtë të mirë nga donatori Ibrahimi, shkollës  dhe qytetit tonë do t’ia kthejnë me suksese edhe më të mëdha.

Blerim Shala, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit,  ka theksuar  se ky donacion është më se i mirëseardhur për këta lojtarë dhe ka shtuar se janë duke punuar në mënyrë intensive për  garat që janë në prag. Ai ka thënë se ky gjest pozitiv ka shtuar edhe më shumë vullnetin te lojtarët dhe se këto fanella me emrin e shkollës e me logon e shkollës, do të mbeten gjatë dhe do të jenë pjesë e sukseseve të shkollës.

You Might Also Like