Gjilan

Është e pafalshme që për herë të gjashtë shtyhet mbledhja e Kuvendit të Gjilanit pa arsye

Po shkojnë muaj të tërë e Kuvendi i Gjilanit po përballet me mungesë numrash për shkak të shantazhit të vazhdueshëm që po i bëhet kryetarit të Komunës nga partnerët e koalicionit dhe nga vetë bashkëpartiakët e tij.
Nga qershori, ky kuvend nuk ka mbajtur seancë. Po bëhet hera e gjashtë që me arsye nga më absurdet, po shtyhet seanca e Kuvendit Komunal.
Dje u njoftuam se seanca e X-të shtyhet për arsye se Kryesuesi i Kuvendit Komunal gjendet jashtë vendit për shkaqe shëndetësore.
Kryesuesit i urojmë shërim të shpejtë!
Me ligjet dhe rregulloret në fuqi, seancat e Kuvendit Komunal, në rast se mungon kryesuesi, udheheqen nga zëvendës kryesuesi ose anëtari më i vjetër në moshë i kuvendit.
Me ketë qasje po ofendoni qytetarët e Komunës së Gjilanit, po neglizhoni kërkesat e tyre që ka kohë që adresohen tek këshilltarët komunalë.
Si shumicë në Komitetin për Politikë dhe Financa opozita nuk ka qenë bllokuese, por me kompromis dhe konstruktivitet ka votuar pikat e rendit të ditës për seancën e X-të. Muaji i XI-të është afër, ndërsa kryetari i Komunës ende nuk ka raportuar për punën e tij të gjashtëmujorit të parë. Ne jemi për Gjilanin e zhvilluar, me projekte e punë të mira, nuk po na lejoni as t’i votojmë e as t’i debatojmë.
Menaxhojeni shantazhin që po ju bëhet dhe ejani në Kuvend, sepse qytetarët që ju kanë besuar dhe asambleistët kërkojnë llogari nga ju!
Gjithashtu, ftojmë publikisht anëtarin më të vjetër të Kuvendit Komunal ta marrë përgjegjësinë që i takon.
Nuk qeverisët asnjëherë, por po  administroni me Komunën siç po administron me Kosovën shefi juaj politik. Duke administruar e keni kolapsuar Komunën e Gjilanit!

You Might Also Like