Fadil Kajtazi është zgjedhur shkrimtar i vitit në Gjilan, në mbrëmjen me më të mirët për vitin që po e lëmë pas. Ai çmimin e ka pranuar nga Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Club “Beqir Musliu”.
Fadil Kajtazi, që njihet si ekspert për çështje ushtarake dhe të sigurisë, ka shkruar disa vepra tejet interesante, andaj me plotë të drejtë ai është zgjedhur shkrimtar i vitit. Në një deklarim të veçantë për kryelajmi.com, shkrimtari i vitit Fadil Kajtazi ka deklaruar se natyrisht se është një përjetim i veçantë çmimi “Shkrimtar i vitit” ! Këtë e kam përjetuar për shumë arsye: së pari se është vlerësimi i pari institucional për mua pas angazhimit mbi tridhjetepesëvjeçarë në aktivitetet për shtetbërjen e Kosovës, duke filluar që në angazhimin në Forumin e Rinisë së LDK me 1990, pastaj si kryetar i Komisionit për Sport dhe i Ligës në Futboll të Vogël, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës nga viti 1993-1999… Së dyti, ky çmim më ka përmbushur shpirtërisht, pasi libri për të cilin jam shpërblyer është cilësuar si i veçantë. Është një luftë për të vërtetën me 20 akademikë serbë dhe me Kishën Ortodokse Serbe, të cilët e kontestojnë vazhdimësinë e jetës së shqiptarëve në Ballkan nga trungu ilir-dardan, dhe këtë kontestim e bëjnë për t’i inspiruar dhe justifikuar pesë fushata gjenocidi kundër shqiptarëve, nga viti 1878 deri më 1999. Në këtë luftë, nuk kam shpikur as gjë, përpos që kam prezantuar fakte, të cilat ata vet i kanë prodhuar në punimet e tyre shkencore.
Gjithashtu, përmes burimeve serbe, kam dokumentuar se vrasja në masë mbi baza etnike, me qëllim për të zhdukur popuj – gjenocidi, të serbët është shndërruar në kulturë – në ideologji. Natyrisht së këtë punim nuk e kam bërë me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe ksenofobisë, por në funksion të së vërtetës, me qëllim që sadopak të preku ndërgjegjen njerëzore, që gjërat mos të përsëritën në të ardhmen. Mendoj se komisioni vlerësues, i ka parë vlerat që ka punimi im dhe ka bërë vlerësimin, ku shfrytëzoj rastin për t’i falënderuar. /kryelajmi.com/.