Gjilan

Faton Bislimi, zotohet se do të angazhohet për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën

 

Para se të marr detyrën e deputetit, Faton Bislimi, ka takuar kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe është zotuar se do të vazhdon angazhimin për kauzën tonë kombëtare në përgjithësi, dhe për Gjilanin e Anamoravën në veçanti.

Ja postimi i plotë i Faton Bislimit,

Gjilani është jo vetëm vendlindja ime, por edhe një nga pjesët më të bukura e më gjeostrategjike të Kosovës – vendi i kolosëve të kombit si Idriz Seferi e Agim Ramadani, vendi i pishtarëve të demokracisë si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, vendi i derbit më madhështor si “Drita” e “Gjilani,” e i shumë krenarive tjera: Gjilani po ashtu është sinonim i lirisë edhe për bashkombasit tonë në Luginën e Preshevës.

Si Deputet i Kuvendit të Republikës, në vizitën e parë sot në mengjes isha tek z. Lutfi Haziri, Kryetar i Komunës së Gjilanit, të cilin e falemnderova për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kem pasur bashkërisht si këshilltar për bashkëpunim rajonal fillimisht, si anëtar i Kuvendit Komunal, dhe së fundi si Shef i Kabinetit.

Unë do të vazhdoj angazhimin tim për kauzën tonë kombëtare në përgjithësi, dhe për Gjilanin e Anamoravën në veçanti! Do të jem në krah të Kryetarit Haziri për secilin projekt në të mirë të gjilanasëve, dhe do mundohem me gjithë potencialin tim të jem zë i dinjitetshëm për gjithë vendin si përfaqësues i popullit!

 

 

You Might Also Like