Me të përfunduar ndeshja e mbetur Ballkani – Prishtina me rezultat 1:1, i menjëhershëm ka qenë reagimi i SC Drita, në faqen e së cilës është shkruar: JEMI KAMPION VJESHTOR
Forca DRITA.
Ekipi bardh e kaltër do të dimërojë në pozitën e parë me pikë të barabarta me KF Ballkanin nga Suhareka.
Këto janë të arriturat e FC Drita në këtë stinor:
FC Drita ka mbyllur stinorin vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke u radhitur në pozitën e parë, të cilën varet se a do t’a mbajë pasi të zhvillohet edhe ndeshja e mbetur Ballkani – Llapi, ngase në rast fitoreje, Ballkani do të dimëronte në vendin e parë, shkruan kryelajmi.com.
FC Drita, nga 54 pikë të mundshme, ka marrë 38 pikë, apo 70,37 përqind të pikëve. Gjatë stinorit vjeshtor 2022/2023, Drita ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 36 herë, apo mesatarisht 2 gola për ndeshje, kurse portierët e saj 19 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan 1,06 gola për ndeshje. Ajo nga 18 ndeshje të zhvilluara pati 11 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje.
Golashënuesi më i mirë i Dritës ishte verio-maqedonasi Marko Simonovski, i cili ka shënuar 11 herë i pasuar nga Besnik Krasniqi me 10 gola, Ardit Tahiri ka shënuar 4 gola, Blend Baftiu, Almir Ajzeraj e Almir Kryeziu me nga dy gola.
Dështimin më të madh në vitin 2022, Drita e pati në ndeshjen për Kupën e Kosovës, kur që në nismë është mposhtur nga Liria e Prizrenit në fushë të vetë me rezultat 1:2, gjë e cila bëri që FC Drita të shkëput kontratën me kryetrajnerin e saj Ardian Nuhiu.
Rezultatet:
Trepça ’89 – Drita 2:2
Drita – Dukagjini 1:0
Prishtina – Drita 0:0
Ferizaj – Drita 1:1
Drita – Llapi 4:0
Ballkani – Drita 0:2
Drita – Gjilani 4:1
Malisheva – Drita 2:4
Drita – Drenica 2:1
Drita – Trepça ’89 3:1
Dukagjini – Drita 0:1
Drita – Prishtina 1:2
Drita – Ferizaj 1:0
Llapi – Drita 4:1
Drita – Ballkani 2:2
Gjilani – Drita 1:1
Drita – Malisheva 3:1
Drenica – Drita 1:3
Kryelajmi.com