Ndasitë në mes FFK-së dhe FC Dritës, kishin filluar gjatë kandidatimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe kryesisë së FC Dritës.
FC Drita kishte mbështetur kandidaturën e Gramoz Vokrrit, dhe ky mendim i lirë i’u kthye boomerang nga kryetari i FFK-të, Agim Ademi, duke e dënuar drejtorin sportivë, Valon Zymberi, ndërsa më herët kishte dhënë dorheqje njëri ndër donatorët kryesorë të FC Dritës, Flamur Bunjaku, i cili nuk ishte pajtuar me politikën të cilën e udhëheq kryetari Agim Ademi.
Në finalen e Kupës së Kosovës në mes Dritës e Llapit, kjo ndasi në mes FFK e FC Dritës u vërejtë me të madhe, pasiqë zyrtarët e FC Dritës nuk ishin në ulset e VIPA-ve, ku skuadra e tyre ishte finaliste e Kupës.
FC Drita me paraqitjet e saj brilante në arenën ndërkombëtare ka arritur që ta ngrisë futbollin e Kosovës në ranklistë dhe t’ja mundëson që edhe një skuadër kosovare të merrë pjesë në garat evropiane, që është një sukses i jashtëzakonshëm i FC Dritës për futbollin e Kosovës.
Zyrtarët e Dritës dhe presidenti i saj Valon Murseli, i cili “derdh” miliona dhe mbanë familjet e futbollistve të FC Dritës, i cili me paraqitjet e skuadrës së tij në arenën ndërkombëtare ka nderuar futbollin e Kosovës për një rangë më të lartë të futbollit, dje në finale u anashkaluan thuajse nuk egzistojë apo duke të lënë në mëdyshje se i kujt është FC Drita.
Sipas rregullorës, presidenti dhe zyrtarët e klubit finalist duhet të jenë në vendet e VIP, për ta bërë edhe më madhështore ndeshjen futbollistike, pasiqë ata janë dhe mbajnë gjallë klubin.
Si është e mundur nga FFK-së të mos ftohet presidenti ekipës finaliste ?, ky vendim nuk do koment përposë një
dobësi e madhe e FFK-së.
Edhe kryetari i FC Dritës, Valon Murseli, ka bërë të ditur se nuk kanë pasur asnjë ftesë nga FFK për ndeshjen finale.
“FFK na ka injoruar skajshmërisht, por ska problem. Ne do të vazhdojmë më tutje gjerë sa kemi mundësi e forcë. Duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë, cdo dashamirë i futbollit, nuk jemi ne njerz që për pare shitemi, normal që është befasuese për të mos marrë ftesë nga FFK, kur klubi ynë ishte në finale, por kuptone ne po ndajmë pasurinë e familjës sonë për futbollin e Kosovës e askush nuk po na mbron, duhet ditur se cdo gjëje i vjen fundi”, shprehet presidenti
i FC Dritës, Valon Muresli.
Gjithashtu, presidenti i FC Dritës, Valon Murseli ka theksuar se shumë shpejtë për shkak interesimit të madhë të opinionit publik do të dal me një kominikatë lidhur me FC Dritën./Radio Star/