Futboll

FC Drita në shifra e fakte gjatë kampionatit 2021/2022

Pas përfundimit të kampionatit 2021/2022 në Superligën e Kosovës në Futboll, FC Drita, ekip nga Gjilani është radhitur në pozitën e dytë me 64 pikë të tubuara, 10 më pak se Gjilani që është në pozitën e parë dhe dy më shumë se Gjilani, që është në pozitën e tretë, shkruan kryelajmi.com.

FC Drita, nga 108 pikë të mundshme, ka marrë 64 pikë, apo 59,26 përqind të pikëve. Gjatë kampionatit 2021/2022, Drita ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 66 herë, kurse portierët e saj Maloku dhe Rexhepi 25 herë nxorën topin nga rrjeta dhe kishin portën më të sigurtë në Superligë. Ajo pati 18 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje.

Golashënuesi më i mirë i Dritës ishte verio-maqedonasi Marko Simonovski i cili ka shënuar 15 herë i pasuar nga Ardit Tahiri dhe Hamdi Namani që kanë shënuar nga 7 herë, Almir Ajzeraj e Arbnor Muja që shënuan nga 4 herë, Almir Kryeziu e Astrit Fazliu nga 3 herë.

Drita zuri pozitën e dytë, menjëherë pas Ballkanit e zë edhe sa i përket paprekshmërisë së rrjetës, ngase portierët e saj në 18 ndeshje fare nuk kanë pranuar gol.

Drita do të luaj në Finale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit, kurse edhe sivjet do të luaj në UEFA Conference League.

Kryelajmi.com

You Might Also Like