Postim i FC Drita
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të klubit tonë FC DRITA dhe studios ligjore BESNIK R. BERISHA & ASSOCIATES LLC.
Kjo marrëveshje u zyrtarizua nga drejtori gjeneral i klubit z. Feti Murseli, i cili priti sot në zyret e klubit avokatin z. Besnik R. Berisha, për t’i uruar mirëseardhje në klubin tonë dhe për ta falënderuar për gatishmërinë e bashkëpunimit.
Krahas punës së madhe që bëhet në aspektin profesional, klubi jonë ka menduar për ngritjen e nivelit të ligjshmërisë duke i kushtuar rëndësi të veçantë zyrës ligjore të klubit, e cila tani e tutje do të përfaqësohet nga avokati z. Besnik R. Berisha, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.
Një bashkëpunim i tillë vjen si nevojë e domosdoshme duke parë ngritjen e klubit vit pas viti dhe thellimin e bashkëpunimit me shumë bashkëpuntorë të ndryshëm, e që përfaqësimi profesional në këtë rrafsh ka qenë i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm për klubin.
Kjo marrëveshje është edhe një hap drejt ngritjes profesionale të klubit.