Futboll

FC Drita, nesër derbi i vërtetë

Kjo javë sjell vëmedjen në Gjilan, pasi në kuadër të xhiros së 35-të takohen dy rivalët e vjetër lokalë, SC Gjilani – FC DRITA.

Kjo ndeshje është e derbit të qytetit, nga më të zjarrtët në Kosovë tha në fillim të konferencës së sotme kryetrajneri ynë, Zekirija Ramadani.

“Nesër është një derbi shumë i fortë, i cili pa marrë parasysh objektivat gjithmonë ka rezultu me luftë sportive, me angazhim dhe dihet me një detaj mund të vendos. Mund të mbarojë me një gol, nganjëherë mund të vendos një gol nganjëherë mund të ketë më shumë gola. Dy skuadrat janë në presion në objektivat ne që luftojmë për vendin e dytë, gjersa ata për t’i ikur barazhit dhe mbijetesën. Po edhe mos t’i kishim këto objektiva, besoj do të ishte një derbi i vërtetë”, ka thënë kryetrajneri Ramadani.

Ndërsa, futbollisti Dienit Isufi tha se e din rëndësinë e derbit, për këtë janë përgatitur në maksimum.

“Sa i përket kësaj ndeshje e dijmë rëndësinë e derbit të gjithë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Në këtë ndeshje hyjmë për me fitu dhe shpresoj ta japim maksimumin”, potencon Isufi.

Një fitore eventuale do t’u takonte edhe tifozëve tanë “Intelektualët”, ka thënë trajneri ynë.

“Shpresojmë t’i gëzojmë tifozët tanë, futboll dashësit tanë, me një fitore, angazhim dhe luftë sportive”, ka përfunduar trajneri Zekirija Ramadani.

Ndeshja SC Gjilani – FC DRITA zhvillohet nesër, e shtunë, ora 15:00.

You Might Also Like