Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu medaliste në Botërorin e Karatesë
Tri karateistet nga Gjilani, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu kanë shkruar historinë duke u bërë të parat në vendin tonë që fitojnë medale në kampionat botëror.
Medale e Bronztë për Kosovën nga vajzat tona, falë suksesit të tyre dhe angazhimit të pandërprerë nga trajneri i tyre, Alban Beqiri.
Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit!