Nexhat Rexha
FRYMË QË NGADALËSON
Frymëardhjet po vonojnë
Aromën e vendit tim
Në prangosje të shpirtit
Kur dhembjet trokasin
Në përgjakjet fyta fyt
Si karrem për peshqit
Në detin tonë.
Fryma e kësaj stine
Po ngadalëson ardhjen
Pushtuese në sytë e mi
Për të kapërcyer dridhjet
Tmerruese të krismave
Përtej asaj bjeshke lehon
Si ylber me pak ngjyra.
Zëri kumbues
Dialogon krismat rrufepritëse
Në mbrojtje të oxhakut tim
Andej ka shtrihet horizonti
Kjo frymë tymnajë
E dhembjeve të gjata
Po ngadalëson ardhjen….
Më 13 tetor 2022