Aleanca garanton barazi në vendimmarrje, e ka dëshmuar këtë dhe mbetet e vendosur fuqishëm që gruaja ta ketë vendin e merituar në shoqërinë tonë.
Bashkë me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, takuam sonte strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani e Kamenica, shpalosëm ofertën zgjedhore të cilën Aleanca bashkë me partnerët e koalicionit e ofron për qytetarët e Kosovës, program ky që garanton barazi gjinore, siguri dhe zhvillim ekonomik.
Falenderim kryetares së Gruas në Gjilan, njëherit kandidate për deputete, Zarife Asllani, për angazhimin e madh në organizimin dhe fuqizimin e rolit të gruas.
Po ashtu, falenderojmë për angazhimin edhe nga kandidatja për deputete nga Kamenica, Greta Kryeziu.
Data e ndryshimit është 9 shkurti, le ta bëjmë bashkë këtë ndryshim!