Gjithmonë kënaqësi takimi vëllazëror me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Biseduam përgjithësisht për gjendjen e vëllezërve tanë në Luginë, e veçmas për bashkëpunimin mes dy komunave tona.
Komuna e Gjilanit meqë gjeografikisht është e afërt dhe lidhjet familjare janë të shumta e të forta, e ka për obligim rritjen e kujdesit për projektet që mundësojnë qarkullimin e lehtë të njerëzve nga Lugina dhe anasjelltas.
Autostrada duhet të bëhet sa më parë sepse përmes saj lidhet i tërë kombi. Ky është obligim që kemi marrë mbi supe dhe duhet të realizohet.
E falënderova kryetarin Arifi për punën që po bënë për qytetarët e Bujanocit dhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore!
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së