ZGJEDHJET 2025

Gagica: Vota është besim – jepeni aty ku ju besoni, vlerësoni dhe shpresoni!

Sapo kreva obligimin tim qytetar – votova!
Një ditë e bukur dhe me diell, e duhur për ta shndërruar në festë për Kosovën.
Shfrytëzojeni të drejtën tuaj për të votuar!
Bashkë me familjen dhe miqtë, drejtohuni drejt kutive të votimit dhe votoni për atë që e konsideroni më të mirën.
Mos lejoni asnjë ndërhyrje!
Vota është besim – jepeni aty ku ju besoni, vlerësoni dhe shpresoni!
Lus komisionerët, ata që sot janë gardianët e vullnetit qytetarë dhe të demokracisë, që ta kryejnë me nder e dinjitet besimin që ua kemi dhënë. Ata sot e kanë në dorë procesin zgjedhor, le ta bëjnë më të mirën prej tyre!
Gëzuar, Gjilan!
Gëzuar, Kosovë!

You Might Also Like