LAJME

Garë zgjedhore jo vetëm për PDK-në, por edhe për Kosovën e Gjilanin

Në Gjilan, PDK ka hapur fushatën zgjedhore në parti e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka theksuar:

“Duke e parë këtë seriozitet, gadishmëri, vendosmëri dhe unitet tuajin këtu në Gjilan, unë po e shoh pjesën e ndryshimit në Gjilan nga e cila do të fitojë Gjilani dhe qyetarët e saj, – tha kryetari, z. Kadri Veseli, me rastin e hapjes së fushatës së brendshme zgjedhore të degës së PDK-së në Gjilan.

-“Dekada e Re”, është sllogan i PDK-së për këto zgjedhje, është një motiv, një mision, një vizion që duhet ta ketë Kosova. PDK, assesi nuk do të jetë inferiore ndaj atyre që e kanë vënë në mëdyshje ekzistencën e shtetësisë së Kosovës. Prandaj “Dekada e Re’’, do të jetë vendimtare për proceset avansuese të shtetësisë së Kosovës. Fundja, PDK-ja e ka dëshmuar këtë, me marrjen e vendimeve të mëdha historike për Kosovën, – theksoi ndër të tjera, kryetari Veseli, i cili, duke e konfirmuar përkrahjen për degën në Gjilan, inkurajoi aktivistët, anëtarësinë e PDK-së dhe gjithë të interesuarit, që të inkuadrohen në këtë proces të hapur demokratik zgjedhor dhe të kontribuojnë për zgjedhjen e njerëzve më të mirë, në të gjitha strukturat e degës e të nëndegëve, garë kjo jo vetëm për PDK-në, por garë për Kosovën e Gjilanin”, tha Kadri Veseli.
Të pranishmëve, me një fjalë rasti iu është drejtuar edhe kryetari i degës, z. Zenun Pajaziti dhe zv.ministrja, znj. Leonora Morina Bunjaku.

You Might Also Like