Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit…. Aristoteli
Gëzuar viti i ri shkollor 2021/22 për të gjithë ju të dashur nxënës, prindër të nderuar e mësimdhënës të respektuar.
Nesër me dt 27 shtator 2021 në mbarë vendin po fillon viti i ri shkollor ku nxënësit dhe mësimdhënësit do të i kthehen përsëri shkollës me shumë emocione e ndjenja të përziera, meqë ky vit sikurse edhe viti i kaluar po vazhdon të jetë nën masat kufizuese të Pademisë Covid 19.
Mësimdhënia është art, një proces i cili planifikohet, organizohet dhe drejtohet nga një mësues i mirë në bashkëpunim me nxënësit e tij për të arritur objektivat dh qëllimet e tij në procesin e mësimdhënies.
Mësues të dashur dijeni se ju keni marrë në supe tuaja një përgjegjësi që e keni para Zotit dhe njerëzve e çqë kjo përgjegjësi kërkon punë, angazhim, përkushtim, dashuri, respekt të ndërsjelltë dhe mbi të gjitha paqe me veten.
Profesioni i mësuesit ka një rëndësi shumë të veçantë në çdo shoqëri ngase mësuesia është më shumë së një profesion pasi nxënsit e shohin çdo herë mësuesin si prindin e tyre të dytë.
Ashtu edhe siç e dijmë ne si mësues ndikojmë në formimin e individit, një mundësi për të i shërbyer të tjerëve duke përgatitur e edukuar kuadro të shumta.Profesion si ky i cili ka rol kyq në edukimin e mendjes andaj edhe duhet kuptuar dhe marrë me shumë përgjegjësi.
Por çfarë e bën një mësues të mirë?
Të mësosh të tjerët atë që ke mësuar për vete kërkon anagzhim, lodhje, përkushtim, kërkime e hulumtime shkencore për të qenë sa më inovativ, kreativ dhe vet kritik.
Prandaj një mësues i mirë është :
– Profesional dhe autoritativ, një mësues profesional është ai i cili zotëron aftësitë më moderne të mësimdhënies dhe është autoritativ.
– Një mësues i mirë para se gjithash është një nxënës i mirë, ngase mësuesi duhet të jetë çdo herë në kërkim të dijes dhe vazhdoj në mënyrë sitematike të lexoj, hulumtoj dhe mos ndaloj as edhe një herë së lexuari dhe kërkuari dije sa më shumë për veten dhe nxënsit e tij.
– Bën ndryshimin në arsim, si një njeri i dijes, nga ju kërkohet çdo herë të sjellni ndryshime në sistemin arsimor për vendin dhe kombin tuaj. Kjo arrihet duke marrë pjesë në trajnime, konferenca, seminare të ndryshme në mënyrë që të ndani njohuritë dhe përvojat tuaja me të tjerët dhe me këtë ju do të ndikoni pozitivisht te gjeneratat e ardhshme.
– Frymëzon të tjerët, një mësues i mirë dukë ndarë njohuritë e tij me nxënësit ai vetem ndikon shumë në formimin e të tjerëve duke qenë model për të tjerët.
– Krijon një ambient të ngrohtë në klasë, një mësues i mirë para se gjithash duhet të jetë i dashur me nxënësit duke krijuar ura bashkëpunimi dhe respketuar nxënsit dhe kolegët e tij. Një mësues i tillë respekton nxënësit e tij, vlerëson ata dhe poashtu kërkon respekt nga ta për punën dhe përkushtimin e tij. Në një atmosferë të tillë çdo nxënës do të ndihet i lirë të shpreh veten e tij, diskutoj më të tjerët për përfundimin më të mirë, ofron buzëqeshje, kreativitet, nxit për dije dhe vet-studim etj.
– Një mësues i mirë është i dashur, entuziast, i afrueshëm, i kujdesshëm- një mësues i tillë çdo herë është fillimisht një dëgjues i mirë, kupton drejtë, nuk ofendon, dhe gjithmonë gjenë kohë për nxënësit e tij duke mos ngatërruar asnjëherë problemet e nxënësve dhe shkollës më jetën e tij personale.
– Një mësues i mirë është një “marshues i mirë”, një mësues i tillë di të ndërroj hapin dhe ofroj atë më të mirën për nxënësit e tij. Një mësues i tillë
është fleksibil duke gjetur mënyra dhe ide si dhe të prezantoj deri te nxënsit e tij njohuritë edhe për gjërat më abstrakte
– Njohuritë të shumta, një mësues i mire është i pajisur me shumw njohuri edhe nga fushat tjera përtej asaj që ka studiuar apo mban titullin. Që nga dukja personale e deri te aftësitë organizative e menaxheriale në klasë, një mësues i mirë duhet jetë shembull për nxënsit e tij.
Dhe në fund një mësues duhet të ketë vetbesim, motivim, kreativitet, aftësi shkëlqyera organizative, udhëheqëse në klasë, të ketë sens humori, të jetë i drejtë, transparent, i dashur, të i kuptoj drejtë studentët dhe kolegët e tij.
Trajtoni nxënësit tuaj si kolegët dhe miqët tuaj e jo sikur ata të
ishin pronë e juaja.
Arsimi është shpirti i një kombi, mësuesit janë shtylla e tij – Hasan Prishtina
Blerim SHERFI
MA i Gjuhës Angleze