Erdhi nga Zvicra për të udhëhequr Kosovën U-18 e deklaratat e tij u dukën shumë bindëse për atë që do të bënte. Ai kishte një plan e strategji dhe gjilanasi Mitat Ferati e bëri atë që se ka bërë dikush deri më tashti. Ai me vashat që i udhëheq bëri që Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, të shkruajnë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Vajzat kosovare u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit, ku në finale mundën Nigerinë me rezultat 22:16.
Në sportet ekipore një rezultat po të tillë e kishin arritur hendbollistët U-21, që gjithashtu ishin në një botëror./kryelajmi.com/.