Elsa Kqiku, nderohet me certifikatë ndërkombëtare nga garat e Olimpiadës Botërore të Fizikës në Lituani
Në shkurt të vitit të kaluar, u mbajt Gara Republikane e Fizikanëve të rinj, në të cilën nxënësja e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” mori Vendin e Parë nga klasët e X-ta. Kështu pasi që ekipi përfaqësues i Kosovës përbehej kryesisht nga vendet e para, ajo së bashku me tre shokë të tjerë, ndër të cilët Elsa ishte më e reja ne moshë, do përfaqësonim Kosovën në Olimpiadën e 51-të Botërore të Fizikës, të organizuar nga shteti baltik, Lituania.
Supozohej që verës, Olimpiada të mbahej në Lituani, nga 17 deri më 25 korrik 2021. Mirëpo për shkak të rrethanave pandemike u vendos që gara të mbahej në formatin Online.
Pas ushtrimeve të shumta që mbajtëm në Fakultetin e Shkencave Matematikore – natyrore (FSHMN) në Prishtinë, filloi java e Olimpiadës, ku vetëm dy ditë ishin ditët e provimit, ndërsa të tjerat kishin të bënin me aktivitete sociale, kulturore, edukativo-arsimore të organizuara nga Lituania.
Kështu nxënësja e shkëlqyer Elsa Kqiku përfaqësoi shkollën e saj, komunën dhe shtetin tonë në Olimpiadën Botërore të Fizikës.
“Edhe pse ishte në formatin online, jam tejet e kënaqur me shoqërinë ndërkombëtare që kam bërë gjatë asaj kohe dhe që kam kaluar me sukses ketë eksperiencë të paharrueshme për mua”, ka thënë nxënësja Elsa Kqiku.
Pas kësaj periudhe olimpike, ajo mori Certifikatën të dërguar nga shteti Lituanë, të nënshkruar nga Kryetari i Komitetit të Organizimit të IPhO-s ( International Physics Olympiad- Lithuania 2021 ), e cila do të jetë privilegj për të në rast të konkurrimit për vazhdim të studimeve universitare në Vilnius të Lituanisë.
“Duke iu falënderuar të gjithë atyre që më përkrahën, uroj që të ju bëj edhe më shumë krenar me eksperiencat e mia”.
Pas pranimit të certifikatës ndërkombëtare, drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa ka përgëzuar këtë ndënëse, duke e cilësuar atë krenaria e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”. Mustafa ka thënë se është kënaqësi të kesh nxënëse si Elsa, derisa edhe të gjithë mësimdhënësit e tjerë kanë fjalë miradie për këtë nxënëse, e cila gjithëherë në shkollë vije e përgatitur dhe është shumë aktive në nxënien e diturive të reja.