Futboll

Gjilani barazoi në kohën shtesë

Pa fitues është mbyllur dueli i sotëm mes Drenicës dhe Gjilanit në Skenderaj.

Skuadrat në fjalë pas 90 minutave lojë barazuan 1-1 (Denisson 15’ / Muhamed Dubova 90+3’).

Serinë e golave për Drenicën sivjet e hapi Denisson, që realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 15’ të ndeshjes.

Që nga goli i Denisson, rrjetat ishin të paprekura deri pak para fundit të ndeshjes.

Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me fitoren e Drenicës,  ishte skuadra mysafire ajo që e tha fjalën e fundit. Një pikë Gjilanit ia siguroi goli i Dubovës në minutën e 90+3’, dhe kështu skuadrat u ndanë me barazim.

Xhiron e ardhshme, Drenica i shkon Dukagjinit në Klinë, kurse Gjilani udhëton në Drenas për të luajtur me Niklin.

 

 

You Might Also Like