Futboll

Gjilani e Ballkani ndahen në paqe

Me përfundimin e ndeshjes Gjilani – Ballkani zyrtarisht është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në Futboll, në të cilin Ballkani konfirmohet kampion i këtij stinori përkundër barazimit 0:0 me Gjilanin.

Gjilani, që është në zonën e barazhit dhe Ballkani që i prinë tabelës në Superligën e Kosovës në futboll janë përballur në ndeshjen e mbetur, që është e fundit për këtë stinor. Të dy ekipet në lojë kanë hyrë me ekipet më të mira të mundshme, me synime që të arrijnë fitore.

Gjilani ka rrezikuiar në minutën e katërt me kroatin Edi Basha, i cili e kaloi edhe portierin, po në fund u ngatërrua, duke e tepruar me driblime.  Gjilani ka patur rast të mirë edhe në minutën 12, kur Heriq ka goditur nga një pozitë e shtrirë, por topi shkoi drejt në duart e Koliqit.

Deri në fund të pjesës së parë Ballkani ka rrezikuar njëherë pas një gjuajtje nga këndi, por Halimi priti sigurt, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Në pjesëlojën e dytë, Gjilani për herë të parë ka rrezikuar në minutën 60, kur pas një gjuajtje nga këndi të Bashës në brendi më së larti ka kërcyer Nashko Milev, që qëlloi topin me kokë, por për pak gjuajti mbi traun e portës. Gjilani ka rrezikuar sërish pas një gjuajtje nga këndi e kësaj radhe gjuajti Melos Bajrami me këmbë, por qëlloi rrjetën e jashtme të portës së Koliqit.

Në fund të ndeshjes, në minutën 89, Gjilani për pak sa nuk është dënuar, por Damfa, i Ballkanit, ngeli i shkurtër pas harkimit nga e majta.

/kryelajmi.com/.

You Might Also Like