Gjilani e Ballkani kanë luajtur baras në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë, në një ndeshje ku ekipet luajtën më mirë në pjesën e parë që ishte shunë në dinamike dhe në pjesën e dytë më me pak raste.
Ndeshja Gjilani – Ballkani ka nisur me shtatë minuta vonesë për shkak se nuk ishte në rregull rrjeta e portës së majtë. Këtë e ka vërtetuar gjyqtari anësor, i cili ka përgjegjësinë e kontrollimit të portave para se të fillojë ndeshja. Gjyqtari kryesor Dardan Çaka ka nisur lojën vetëm pasi është sanuar problemi.
Që në minutën shtatë Gjilani ka arritur në epërsi me një gol të shënuar nga Robert Rrahmani, i cili me një gjuajtje të saktë nga 20 metra ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të Enea Koliçit. Në aksionin vijues Ballkani ia ka dalë të barazojë, kur pas një sulmi të zgjatur Hamidi ka gjetur lojtarin Queven da Silva Ignacio, i cili nga afërsia me kokë ka barazuar për 1:1. I njëjt lojtar ka provuar edhe në minutën e dhjetë, por Haxhihamza ishte në vend.
Në minutën 29 Adetunji i Ballkanit pati rast të mirë, por Haxhihamza e gjuajti topin jashtë portës. Nga gjuajtja nga këndi ka rrezikuar Hamidi, por Haxhihamza sërish ishte në vend.
Në minutën 33 me një supergoditje ka tentuar Prapashtica, por Koliçi me majën e gishtërinjve ka nxjerrë topin mbi transversale.
Pas një gabimi të madh të mbrojtjes së Gjilanit, Adetunji i Ballkanit ishte i vetmuar para portës, por Kenan Haxhihamza shpëtoi gol të sigurt. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Nga pjesa e dytë duhet cekur rastin e Adetunjit në minutën 62, të cilin me këmbë e ka ndalur Haxhihamza. Në pjesëlojën e dytë që ishte më e dobët, Gjilani ka rrezikuar në minutën 84 me Prapashticën që gjuajti nga largësia, por topi shkoi mbi portë.
Në fund të ndeshjes Ballkani më shumë e kërkoi fitoren, por deri në fund të ndeshjes ndryshim nuk pati. /kryelajmi.com/.