Futboll

Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor me humbje të thellë

 

Gjilani – Ballkani 0:3 (0:1)

 

Shënues: Bajram Jashanica 37’, Ermal Krasniqi 67’, 89’

 

Gjilani e ka mbyllur stinorin vjeshtor me humbje të thellë 0:3 edhe atë ndaj kampionit në fuqi Ballkanit nga Suhareka. Në këtë mënyrë ekipi kuq e bardh nga Gjilani e ka mbyllur një kampionat me plot probleme të natyrës financiare, ngase që në nismë të kampionatit, sponsori kryesor i këtij klubi kishte hequr dorë.

Ballkani e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar raste më të mira shënimi.

Megjithatë për golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 37-të, kur Bajram Jashanica realizoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Suharekasit vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë, ku Ermal Krasniqi shkëlqeu.

Krasniqi shënoi për 0-2 në minutën e 67-të, derisa golin e tretë e shënoi një minutë para fundit të ndeshjes.

Gjilani përkundër humbjes mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Ballkani pas kësaj fitore vazhdon të jetë në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë, pesë më pak se Drita që është lidere, por që gjilanasit kanë tre ndeshje më shumë të zhvilluara.

Kampioni në fuqi i Kosovës do t’i zhvillojë tre ndeshjet e mbetura ndaj Prishtinës, Llapit dhe Trepçës ’89 në ditët në vazhdim.

Gjilanit i mbetet që të riorganizohet për vazhdim të kampionatit në pranverë.

You Might Also Like