Gjilani izolohet në një hotel dhe futbollistët që kanë rezultuar pozitiv sot janë testuar sërish
?⚪ Dje, SC Gjilani ka pranuar edhe zyrtarisht rezultatet e testeve për “COVID-19”.
? Pasi ka mësuar se pesë futbollistë dhe katër zyrtarë të klubi janë infektuar me koronavirus. ‘Kuqebardhët’ kanë marrë masa, raporton GazetaSheshi
? Drejtori Ekzekutiv i klubit, Sevdail Robelli, ka bërë të ditur se klubi nga Anamorava, që do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, tashmë është karantinuar.
? ““Futbollistët që kanë rezultuar pozitivë janë karantinuar, derisa pjesa tjetër e skuadrës që kanë rezultuar negativë është grumbulluar në një hotel. Kjo është bërë në mënyrë që të mos rrezikohen ata dhe familjet e tyre” ka thënë në një intervistë për Zeri
?♂️ Robelli ka zbuluar se futbollistët që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë simptoma dhe se sot (e mërkurë) janë ritestuar.
? ““Sot e kanë bërë sërish testin dhe po presim që në orën 15:00 t’i marrim rezultatet. Shpresojmë shumë se do të dalin negativë në mënyrë që t’i bashkohen skuadrës në përgatitjet që i kemi për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Tre Pennes”.
? Gjilani këtë edicion është renditur në vendin e dytë si nënkampion i Kosovës, ku tani kërkon ta shkruajë historinë në Evropë
⚽ Takimin me Tre Penne do të zhvillohet me 20 gusht në San Marino