SC Gjilani ka mbyllur me shumë sukses edhe miqësoren e fundit parasezonale, derisa ka regjistruar fitore bindëse përballë Trepçës ’89 me rezultat 3:0.
Paraqitje pozitive e ekipit që shfaqi dëshirë dhe grintë të madhe për ndeshjen që nga minuta e parë lojës, ani pse golat erdhën në fraksionin e dytë të lojës.
Edi Basha me një super gol nga goditja e dënimit hapi serinë e golave, për t’u zhbllokuar më pas Senad Jaroviq dhe për t’ia bërë sefte më pas golin e parë Robert Rrahmani.
Duhet theksuar se në fraksionin e parë të lojës ‘gardiani’ Kenan Haxhihamza priti penaltinë, të cilën njëkohësisht e kishte shkaktuar vet në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë të lojës tekniku Ardian Nuhiu i’u dha minuta të gjithë futbollistëve të cilët i pati në dispozicion.
Kujtojmë që kjo njëherit ishte miqësorja e fundit parasezonale, derisa në javën e ardhshme, saktësisht më 10 Gusht ndeshemi me Llapin në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
FT: Gjilani 3-0 Trepça ’89
56′ Edi Basa
59′ Senad Jarovic
64′ Robert Rrahmani
Formacioni: Haxhihamza, Kqiku (C), Roganovic, Ramadani, Ibrahimi, Kaçe, Shabani, Rrahmani, Bilalli, Basa, Jarovic.
U aktivizuan edhe: Matoshi, Shaqiri, Mustafa, Korça, Martinaga, Mehmeti, Morina, Rafuna, Prapashtica, Krasniqi dhe Ymeri.