Futboll

Gjilani mëson kundërshtarin në kupë, luan jashtë

Hidhet shorti për çerekfinale në Kupën e Kosovës, përballje të zjarrta

Është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Nga tetë skuadra të mbetura në garë, gjashtë janë nga Superliga, një nga Liga e Parë dhe një tjetër nga Liga e Dytë.

Përballja më interesante do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit, derisa fituesi aktual i Kupës, Llapi do të përballet me Malishevën.

Sfidë tejet interesante është edhe ajo mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Ndërkohë Vushtrria do të ketë punë me befasinë më të këndshme, Beharin.

Ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës zhvillohen më 15 mars.

Shorti i çerekfinaleve:

Trepca ‘89 – Gjilani
Llapi – Malisheva
Vushtrria – Behari
Prishtina – Ballkani

You Might Also Like