Futboll

Gjilani me mundësi shënimi në pjesën e dytë

Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në një ndeshje që ka mundur të fitohet nga të dy palët. Në fund edhe gjilanasit edhe kryeqytetasit janë ndarë të kënaqur me ndarjen e pikëve.

Në pjesën e parë mysafirët  i patën dy raste të mira, me Jonuzin dhe Thaçin, por rrejta e vendaseve ka ngelur e paprekur, kurse në pjesën e dytë raste  më të mira shënimi pati Gjilani edhe pse mysafirët nuk ishin indiferent.

I pari që humbi një rast ishte Labinot Ibrahimi (Pri) që u tregua i pavëmendshëm brenda zonës, teksa shpërdoroi një mundësi ideale për të shënuar.

Rasti më i mirë në ndeshje ishte ai i minutës 63, kur Greca bukur shpërtheu nga e djathta, u fut në brendi dhe harkoi për mrekulli e Bushiq u shkëput mirë, gjuajti me kokë, por portieri i Prishtinës Visar Bekaj e ndali topin me maje të gishtërinjve.

Në minutën 72 Gerhard Progni (Gjil) gjendet i vetëm me Visar Bekaj, por dështon të realizojë, pasi që ai tentoi që të kalojë edhe portierin Bekaj, i cili sërish ishte i vëmendshëm.

Deri në fund edhe pse loja u shty për shtatë minuta, nuk pati ndonjë rast të mirë nga njëra apo pala tjetër, kështu që doli se rezultati i bardhë 0:0 ishte më reali.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Kçiku, Ferreira, Keita Aziz, Useini, Jonuzi, Greca, Progni, Busiç.  Kryetrajner: Gentjan Mezani

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Ibrahimi, Bekteshi, Miftaraj, Bardhoku, Boshnjaku, Hila, Krasniqi, Abazi, Januzi.  Kryetrajner: Armend Dallku.

 Gjyqtarë: Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Fatmir Tahiri

 Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

You Might Also Like