Gjilani do të zbres sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen kthyese të rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj ekipit nga Letonia, KF Liepaja.
Skuadra e udhëhequr nga trajnerit Zekirija Ramadani ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Albert Dabiqaj.
Gjilanasit synojnë të mos mposhtën në Letoni nga Liepaja për të kaluar tutje.
Ndeshja mes Liepajas dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 16:00 me kohën tonë lokale.