Gjilan

Gjilani pranon një automjet për fikjen e zjarreve donacion nga Zvicra


25 mars 2019 – Komuna e Gjilanit ka pranuar sot zyrtarisht një automjet për Njësitin e Zjarrfikësve, donacion nga shteti i Zvicres.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit, e ka falënderuar komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Bereck-Au-Herrbrugg, Markus Koppel dhe bashkatdhetarët për këtë donacion, duke thënë se kjo do ta lehtësoj shumë punën sa i përket intervenimeve.

“Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj z. Koppel dhe këtë Njësit të Zjarrfikësve për këtë donacion tepër të rëndësishëm për dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjatë viteve të kaluara për spitalin regjional e sektorët tjerë. I falënderoj edhe bashkatdhetarët tanë, Besimin dhe Labinotin për kujdesin ndaj Gjilanit. Komuna i ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Ne tashmë kemi vendosur një partneritet me zjarrfikësit e këtyre tri komunave dhe do të punojmë që në të ardhmen t’i pajisim me mjete pune zjarrfikësit tanë për të qenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, komandanti i zjarrfikësve, Markus Koppel, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke iu dëshiruar suksese zjarrfikësve të Gjilanit me këtë automjet.

Besim Aliu, bashkatdhetar nga Zvicra, ka thënë se duke parë nevojën e zjarrfikësve të Gjilanit për një automjet të tillë, kanë bërë përpjekje për ta siguruar atë, duke shprehsuar që ta shohin  Gjilanin dhe Kosovën sa më mirë.

 

Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbështesin Gjilanin në shumë fusha. ​

You Might Also Like