Gjilani nuk ka arritur më shumë se një pikë pas ballafaqimit me të fundit në tabelë Trepçën, por si janë zhvilluar ngjarjet në fushë, vendasit shumë lehtë kanë mundur të humbin këtë ballafaqim.
As sulmuesit e Gjilanit e as ata të Trepçës nuk e kishin ditën e tyre, andaj ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë 0:0.
Sulmet e pareshtura të Gjilanit në fillim të ndeshjes, nuk ishin paralajmërim se ballafaqimi do të mbetet pa gola të shënuar, por vendasit rëndom kanë huqur. Në këtë pjesë të lojës, në minutën 31, nga një gjuajtje dënimi, Avdyli e qëlloi tërthorësen.
Në pjesën e dytë, mysafirët që në nismë patën tri raste të mira para mbrojtjes së hutuar të Gjilanit, por që mysafirët nuk u treguan të saktë. Bile, në njërin prej tyre Shabani qëlloi shtyllën.
Deri në fund të ndeshjes, Gjilani pati mbizotërim në fushë, i cili ishte shterpë, ngase portat mbetën të paprekura.
Gjilani – Trepça 0:0
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 500. Arbitra: Kosumi, Latifi, Berisha, Jahmurati. Kartoni i verdhë: Kastrati, A. Ahmeti – Manxholli, Zabërxha, Sahiti.
Gjilani: Maloku, Kastrati, Bekteshi, Thaci, Blakcori, Mustafa (Gashi), A. Ahmeti, B. Ahmeti, Aliu (Rusi), Haxhimusa (Shabani), Eminhaziri. Trajner: Arbnor Morina.
Trepca: Manxholli, Voca, Shabani (Ahmeti), B. Berisha, Kutllovci, Prishtina, Avdyli, Hyseni (Arb. Muja), Zabërxha, Sahiti, Ard. Muja.