SC Gjilani ka pritur sot (e shtunë) Phoenixin në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Miqësorja i ka takuar skuadrës së Zekirija Ramadanit, të cilët fituan me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Olle.
Tre golashënues të ndryshëm u regjistruan për kuqebardhët ndaj skuadrës së Ligës së Parë.
Arbnor Ramadani, Albert Dabiqaj dhe Keita Razak realizuan golat në ndeshjen kontrolluese.
Të mërkurën Gjilani mposhti edhe Drenasin me rezultat minimal 1-0. /Gazeta Olle/