LAJME

Gjilani do të qeveriset nga LDK, AAK, AKR dhe shoqëria civile

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK’së, AAK’së, AKR’së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëshdetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë kreu i LDK’së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.

You Might Also Like